Biznes

Samsung: Tremujori i katërt gjeneron 54 miliardë $ të ardhura dhe 8,3 $ miliardë $ fitime

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Samsung: Tremujori i katërt gjeneron 54 miliardë $ të ardhura dhe 8,3 $ miliardë $ fitime

SamsungËshtë koha e publikimeve të raporteve financiare dhe biznesit në përgjithësi për tremujorin e kaluar. Kështu që radha i erdhi edhe kompanisë Samsung.

Siç pritej, kjo kompani ka arritur shitje rekorde.

Në tremujorin e katërt të vitit 2012 të ardhurat e kësaj kompanie ishin 54,4 miliardë dollarë, ndërsa fitimi operativ ishte 8,3 miliardë dollarë, që është një rritje prej 10 % në krahasim me tremujorin e kaluar dhe madje 89% në krahasim me tremujorin e njëjtë nga viti i kaluar.

Tani për tani nuk ka të dhëna konkrete rreth modeleve të shitura, por IDC në hulumtimin e vet thekson se Samsung-u në tremujorin e katër ka dërguar gjithsej 63,7 milion pajisje smartfonë.

Në tremujorin e lartpërmendur shitja e Galaxy S3 arriti shifrën e 40 milion pajisjeje të shitura, ndërsa modeli Galaxy Note 2 është shitur në më shumë se 5 milion njësi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Funksioni për tërheqjen e mesazheve të dërguar në Facebook Messenger është live

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>