Lajmet

Samsung-u konfirmon se këtë vit do të lançojë disa pajisje Tizen

Publikuar , 03 Janar 2013
0
Samsung-u konfirmon se këtë vit do të lançojë disa pajisje Tizen

samsung-tizenSpekulimeve iu erdhi fundi. Siç edhe kemi mundur të supozojmë, Samsung-u ka njoftuar zyrtarisht se gjatë këtij viti ka ndërmend të prodhojë disa modele të bazuara në sistemin e ri operativ Tizen.

Tizen është i bazuar në Linux, kurse për dallim nga Android do të duhej të jetë platformë plotësisht e hapur jo vetëm për smartfonë, por edhe për tabletë, TV e pajisje tjera.

Sipas shtypit japonez, pajisja e parë Tizen e projektuar për tregun japonez do të duhej ta shihnim në konferencën MWC që mbahet në muajin shkurt, kurse sipas fjalëve të krerëve të kompanisë Samsung, prodhimi dhe disponueshmëria e pajisjeve Tizen do të rritet në përputhje më kërkesat e tregut.

Sipas shumë analistëve, Tizen është lojtar rezervë i Samsung-ut ,në rast se diçka shkon keq me Android-in.

Në fakt, me blerjen e Motorola, Google e ka siguruar mundësinë e prodhimit të drejtpërdrejtë të harduerit (sipas pretendimeve të tyre) duke i vënë prodhuesit e tjerë në një pozitë vartësie. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Exynos Auto V9, ja procesori i parë i Samsung për makinat

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>