Harduer

Samsung-u zgjeron linjën e laptopëve me prekje Windows 8

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Samsung-u zgjeron linjën e laptopëve me prekje Windows 8

Në ditët kur Microsoft- prezantoi sistemin e ri operativ Windows 8 në muajin tetor të vitit të kaluar, Samsung-u prezantoi të vetmin laptop me ekran me prekje, Series 5 Ultrabook.

Tashmë kompania po zgjeron linjën e këtyre laptopëve duke shtuar Series 7 Chronos dhe Series 7 Ultra PCs. Series 7 Ultra është me siguri ai që tërheq më tepër vëmendjen.

Laptopi ka ekran 13.3 inç me prekje dhe rezolucion të plotë HD: 1,920 x 1,080. Pjesa e jashtme metalike bie menjëherë në sy, faktikisht, disi e ngjashme me Zenbook-ët e njohur të Asus.

Nuk është laptopi më i hollë apo më i lehtë në ato me prekje që kemi parë deri tani (vazhdon të mbetet Asus Aspire S7). Nëse trashësia prej 1.88 cm apo pesha prej 1.63 kg ju bezdis, atëhere keni në dispozicion edhe versionin më të hollë dhe më të lehtë por pa prekje.

Ashtu si pjesa më e madhe e Ultrabook-ve, ai ka vend për një solid-state drive, deri në 256 GB hapësirë. Procesori është Intel Core i5 ose i7 dhe mbështetet nga grafika AMD HD8570M. Ka tre porta USB 3.0, RAM-i është i konfigurueshëm deri në 16 GB ndërsa jetëgjatësia e baterisë matet deri në tetë orë.

Series 7 Ultra do të jetë i disponueshëm me 4G LTE. Chronos është vëllai i madh i linjës Series 7. Ai ka ekran 15.6 inç (HD të plotë) dhe peshon 2.35 kg. Ka dizajn metalik si Ultra, ndërsa ato që janë brenda ndryshojnë nga ky i fundit: hard disk me hapësirë deri në 1TB.

Procesori është Core i7, me grafikë AMD Radeon HD 8870M me 2GB kujtesë grafike GDDRZ. Jetëgjatësia e baterisë vlerësohet në 11 orë. Të dyja do të prezantohen zyrtarisht në konferencës CES javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas Galaxy Fold dy telefonë të tjerë me ekrane që palosen do vinë

Series-7-ULTRA

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>