Harduer

Samsung zbulon çmimin dhe detajet e telefonit të tretë me ekran me palosje

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Shtator 2020
0
Ekrani brendshëm prej 7.6-inç Dynamic AMOLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz në 1080p ndërsa rezolucioni maksimal me frekuencë 60Hz është 2,208x1768. Samsung zbulon çmimin dhe detajet e telefonit të tretë me ekran me palosje

Kur Samsung prezantoi pajisjen e tretë me palosje në aktivitetin Unpacked, nuk zbuloi shumë informacione rreth saj si specifikat e ekranit apo baterisë.

Por sot kompania ndau të gjitha detajet rreht Galaxy Z Fold 2 i cili del në shitje më 18 Shtator për 1999 dollarë. Porositë fillojnë nga dita e sotme.

Z Fold 2 vjen me ekran të jashtëm 6.2-inç Super AMOLED me kamër hole-punch për kamër selfie 10-megapiksel, një përmirësim i madh krahasuar me ekranin 4.6-inç të modelit të kaluar.

Ekrani brendshëm prej 7.6-inç Dynamic AMOLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz në 1080p ndërsa rezolucioni maksimal me frekuencë 60Hz është 2,208×1768.

Edhe në brendësi është një prerje për kamerën 10-megapiksel selfie. Sistemi i kamerave të pasme përbëhet nga tre sensorë 12-megapiksel.

Ashtu si Galaxy Z Flip, Fold 2 ka xhamin super të hollë që Samsung thotë është më solidë sesa plastika.

Fuqizohet nga procesori Snapdragon 865 Plus dhe 12GB RAM. Bateria prej 4,500 mAh mjafton për të mbajtur gjithë ditën pajisjen të ndezur.

Fold 2 vjen me teknologjinë 5G në frekuencat nën-6Ghz dhe mmWave dhe shitet në dy ngjyra: e zezë mistike dhe bronz mistik. Boshti ka katër ngjyra: blu, argjendtë, kuqe dhe artë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dështon blerja e HP nga Xerox