Harduer

Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të dalë në shitje në Evropë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Mars 2019
0
Galaxy Fold shitet në katër ngjyra: gri, zezë, gjelbër dhe blu. Konsumatorët në Evropë janë ndër të parët që blejnë këtë smartfon unik. SHBA dhe Koreja do të jenë të parët që kanë mundësi të blejnë telefonin edhe përpara Evropës. Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të dalë në shitje në Evropë

Samsung më në fund zbuloi datën kur konsumatorët në Evropë mund të blejnë një Galaxy Fold. Kompania tha se porositë e telefonit fillojnë ditën e Premte më 26 Prill ndërsa Galaxy Fold do të godasë dyqanet më 3 Maj në 15 vende Evropiane.

Në debutim Galaxy Fold do të shitet në Britani, Francë, Gjermani, Itali, Suedi, Spanjë, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Holandë, Austri, Poloni, Rumani dhe Zvicër.

Konsumatorët që blejnë telefonin e parë me palosje të Samsung duhet të paguajnë 2,000 euro. Megjithatë çmimi mund të mos jetë aq i lartë kur keni në konsideratë atë çfarë ky teleofn ofron.

Të gjithë që blejnë Galaxy Fold do të përfitojnë falas kufjet e reja wireless Galaxy Buds, një këllëf slim Kevlar dhe një vit garanci për dëmtime që i shkaktohen telefonit me anë të programit Galaxy Care+.

Galaxy Fold shitet në katër ngjyra: gri, zezë, gjelbër dhe blu. Konsumatorët në Evropë janë ndër të parët që blejnë këtë smartfon unik. SHBA dhe Koreja do të jenë të parët që kanë mundësi të blejnë telefonin edhe përpara Evropës.

Samsung ka premtuar që Galaxy Fold do të dalë në shitje në mbarë botën përfshirë edhe tregjet të mëdha si Kina dhe India. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një surprizë për entuziastët e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>