Harduer

Samsung “zbulon” disa cilësi të reja të Galaxy S5

Publikuar , 12 Shkurt 2014
0
Samsung “zbulon” disa cilësi të reja të Galaxy S5

unpacked-0211G-finalSamsung Galaxy S5 pritet të debutojë më 24 shkurt në eventin e quajtur “Unpacked”. Kompania ka filluar të nxisë interesin e njerëzve duke hedhur dritë mbi disa prej opsioneve të reja që mund të jenë prezente në smartfonin e ri.

Një prej imazheve më të fundit të përgatitura për lajmërimin e këtij eventi paraqet disa ikona të kategorive të ndryshme, ku përfshihen Speed, Outdoor, Curiosity, Fun, Social, Style, Privacy, Fitness dhe Life. Këto kategori mund t’i përkasin aplikacioneve të reja ose mund të jenë indikatore të fushave ku do të përqëndrohet Samsung si për shembull, privatësia dhe aktiviteti fizik.

Nga imazhi mund të kuptojmë gjithashtu se bëhet fjalë edhe për përmirësimin e dizajnit. Ikonat kanë një paraqitje më të qartë dhe më të sheshtë dhe ka shumë mundësi që ndërfaqja TouchWiz e Galaxy S5 të ketë një dizajn të ngjashëm.

Në raportimet e mëparshme është thënë se ndërfaqja e smartfonit lider të kompanisë do të jetë ndryshe dhe mesa duket, pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe dizajni më i qartë. Eventi Unpacked i Samsung-ut do të organizohet në Barcelonë, Spanjë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezanton pamjen e re të Android e cila vjen për herë të parë me Galaxy S10

Lajmet e fundit>