Harduer

Samsung zbulon procesorin 8-core për smartfonë

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Samsung zbulon procesorin 8-core për smartfonë

Zbulimi i fundit teknologjik në konferencën CES 2013 në Las Vegas është procesori i fundit i Samsung-ut për smartfonë, Exynos 5 Octa.

Kompania shprehet se procesori i ri ofron performancë dy herë më të lartë se paraardhësi i tij, Exynos 4 Quad. Kjo do të thotë se smartfonët e Samsung-ut do të jenë dukshëm më të shpejtë në të ardhmen.

Prezantuar nga Dr. Stephen Woo, president për zgjidhjet e pajisjeve në Samsung. Ai tha se procesori përfshin dy sete me nga katër bërthama secili. “E rëndësishme në këtë proces është gjithashtu edhe ruajtja e energjisë gjatë kohës së punës,” u shpreh ai.

Samsung vuri në pah planin aktual të kompanisë i cili fokusohet në tre fusha të teknologjisë: përpunim, kujtesë dhe ekrane.

“Në botë ka mbi 6 miliardë pajisje mobile që janë aktualisht në përdorim dhe mbi gjysmë miliardë smartfonë që janë shitur. Sa më shumë lidhen njerëzit me pajisjet e tyre, aq më të sofistikuar bëhen. Fillojnë të venë re peshën, madhësinë dhe form faktorin.”

“Si konsumatorë, ju nuk mendoni shpesh mbi përbërësit dhe kjo është diçka e natyrshme. Por, nëse dëshironi të dini se ku fillon aksioni i vërtetë dhe nga po drejtohet industria, atëherë duhet të shihni poshtë shtresave që janë të dukshme, pra të shihni pjesët ku ndodh vërtet magjia. Ne besojmë se përbërësit e duhur janë çelësi i inovacionit dhe zbulimeve të reja”. (PCWorld Albanian)

Samsung Exynos

LEXO EDHE:  Bitmain, telashet shtohen ndërsa mbyll zyrën në Amsterdam

Lajmet e fundit>