Harduer

Samsung zbulon telefonët që do të marrin tre vite përditësime

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2020
Pra telefonët do të marrin Android 12 në 2021 dhe Android 13 në 2023. Mbështetja ekstra është shumë e rëndësishme sidomos për ata që i mbajnë telefonët për një kohë më të gjatë. Samsung zbulon telefonët që do të marrin tre vite përditësime

Samsung ka konfirmuar saktësisht cilat modele telefonësh dhe tabletësh do të marrin tre gjenerata përditësime në Android pasi bëri publike nisëm në aktivitetin e prezantimit të Note 20.

Lista përfshinë edhe flagshipët e vitit të kaluar si Galaxy S10 por ka edhe disa produkte që nuk i prisnim në të vërtetë.

Në të kaluarën Samsung kishte premtuar dy vite përditësime por tani telefonët do të marrin tre vite. Telefonët Galaxy S20 do të marrin tre versione madhore të Android duke filluar që me Android 11.

Pra telefonët do të marrin Android 12 në 2021 dhe Android 13 në 2023. Mbështetja ekstra është shumë e rëndësishme sidomos për ata që i mbajnë telefonët për një kohë më të gjatë.

Mëposhtë është lista e plotë e telefonëve që do të marrin tre gjenerata Android:

  • Galaxy S: S20 Ultra, S20+ 5G, S20+, S20 5G, S20, S10+, S10, S10e, S10 Lite dhe seritë e ardhshme Galaxy S.
  • Galaxy Note: Note 20 Ultra, Note 20, Note 10+, Note 10, Note 10 Lite dhe seritë e ardhshme Galaxy Note.
  • Galaxy me palosje: Galaxy Fold Z Fold 2, Galaxy Z Flip, Galaxy Fold dhe modelet e ardhshme Galaxy me palosje
  • Galaxy A: A71, A51, 90 dhe modelet e ardhshme të seritë A
  • Tabletët: Galaxy Tab S7+, Galaxy Tab S7, Galaxy Tab S6, Galaxy Tab S6 Lite dhe seritë e ardhshme Galaxy Tab.

Përtej këtyre telefonëve Samsung thotë se do të ofrojë përditësime aq sa e lejon hardueri i pajisjeve tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi bën atë për të cilën tallej me Apple 4 muaj më parë