Harduer

Samsung zbulon telefonin e dytë me ekran me palosje përpara prezantimit zyrtar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shkurt 2020
0
Gjatë reklamës 30 sekondëshe, vihet re edhe ekrani i vogël i jashtëm i Galaxy Z Flip i cili qëndorn ngjitur me kamerën e dyfishtë të telefonit dhe tregon informacione dhe njoftime si thirrjet hyrëse. Samsung zbulon telefonin e dytë me ekran me palosje përpara prezantimit zyrtar

Ndërsa të gjithë po prisninqë telefoni i dytë me ekran me palosje i Samsung, Galaxy Z Flip do të prezantohej në aktivitetin Unpacked 2020 që do të mbahet ditën e Marte, kompania Koreane zbuloi të plotë pajisjen gjatë shpërndarjes së çmimeve Oscar mbrëmjen e së Dielës.

Në videon e transmetuar, Galaxy Z Flip shfaqej duke qëndruar mbi një tavolinë palosur në një kënd 90 gradë ku përdoruesit mund të komunikojnë lehtësisht me video pa e mbajtur në dorë telefonin.

Gjatë reklamës 30 sekondëshe, vihet re edhe ekrani i vogël i jashtëm i Galaxy Z Flip i cili qëndorn ngjitur me kamerën e dyfishtë të telefonit dhe tregon informacione dhe njoftime si thirrjet hyrëse.

Në spot nuk u tregua se kur telefoni do të jetë i disponueshëm dhe as sa do të kushtojë, informacion i cili do të zbulohet në Unpacked 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Grupi Ballkanas i telekomunikacionit pas SBB dhe Telemach bën blerje të madhe në Kroaci

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>