Harduer

Samsung zbulon televizorin e përkulshëm OLED

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Samsung zbulon televizorin e përkulshëm OLED

Samsung ka prezantuar më në fund zyrtarisht televizorin OLED me ekran 55 inç. KN55S9C u prezantua fillimisht në Azi dhe pritej të shitej për rreth 15 000 $ në SHBA.

Por çmimi faktikisht është më i ulët se aq.

Ai do të hidhet në shitje për 8999 $. Sigurisht, 9000 $ janë shumë për një televizor, por për këto lloj modelesh, ai i Samsung-ut kushton 40% më pak se i LG-së. Por, përse mund t’ju duhet një televizor i përkulshëm OLED? Synimi është që të shihet nga sa më shumë njerëz në pozicione dhe kënde të ndryshme. Kujtoni ekranet e kinemave.

Duke qenë pak të përkulura, ato mund të shihen edhe nga njerëzit që ndodhen në qoshe.

KN55S9C ka gjithashtu cilësinë më të mirë të figurës që ofron Samsung. Kompania e përshkruan teknologjinë duke thënë se “nën-pikselët RGB të cilat janë vetë-emetuese janë vendosur direkt mbi panelin e ngjyrave të ekranit dhe në këtë mënyrë nuk është i nevojshëm filtrimi i ngjyrave.”

Po ashtu ka edhe teknologjinë Samsung Multi View, e cila u mundëson dy përdoruesve të shohin dy programe të ndryshme njëkohësisht në full HD. Ajo mundësohet nga syzet 3D Active të cilat kanë bokse të integruar.

Koncept tepër interesant, por të shohim se sa i përdorshëm do të jetë realisht. Dizajni i KN55S9C përkon me atë të televizorit 85 inç 4K që prezantoi Samsung-u në CES. (PCWorld Albanian)

samsung TV LED

LEXO EDHE:  Smartfoni me kamerën selfie më të mirë në botë zyrtarisht ka një emër

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>