Harduer

Samsung do të prodhojë panele AMOLED “Touch-Embedd”

Publikuar , 01 Shkurt 2010
0
Samsung do të prodhojë panele AMOLED “Touch-Embedd”

Më 31 janar, të vitit 2010, u njoftua se Samsung Mobile Display do të fillojë prodhimin masiv të paneleve të para AMOLED me funksion të integruar të ndjeshmërisë në prekje, dhe atë duke filluar prej muajit mars. Ky produkt është i njohur si 3.3 inçëshi WVGA i Samsung, me rezolucion AMOLED.

Karakteristikat e tij përfshijnë një komponent ekrani të ndjeshme në prekje dhe një proces të thjeshtë prodhimi. Deri tani, produktet me ekrane të ndjeshme janë prodhuara ndaras duke lidhur ekranin me panelin e ndjeshëm. 
Megjithatë, Samsung ka vendosur një sensor kontaktues (on-cell) mbi ekranin që shfaqet si pasqyrë dhe e ka bërë që të zhduket. Trashësia e sensorit të ndejshëm në prekje është 0,001 mm, gjë që lejon që ekrani të sigurojë imazhe të qarta dhe të kualitetit të lartë.

Kjo shënon herën e parë që një sensor kontaktues është montuar mbi një substrat  AMOLED.

Një përfaqësues i kompanisë tha, “Me prodhimin masiv, ne dëshirojmë të krijojmë panele AMOLED me funksion kontaktues të integruar që të jenë numër një në tregun LCD dhe AMOLED. Gjithashtu ne dëshirojmë të prodhojmë ekrane të shumta të ndjeshme në prekje dhe të konstruktojmë një sistem prej të cilit mund të zgjerojmë tregun e ekraneve”. “

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 merr notën 3 nga 10 për riparimin

Lajmet e fundit>