Harduer

Samsung Galaxy S2, Android 3.0 dhe procesor 2 GHz

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Samsung Galaxy S2, Android 3.0 dhe procesor 2 GHz

Siç duket Samsung Galaxy S2 do të veçohet me procesor 2GHz dhe do të jetë i pajisur me Android 3.0 (Gingerbread), dhe pritet që të paraqitet në treg para fillimit të vitit 2011.

Supozime tjera rreth specifikave përfshijnë edhe një ekran 4.3 inç AMOLED 2 me një rezolucion prej 1280 x 720 piksela, memorie të integruar prej 32GB, plus port për kartelë memorie që mund të arrijë deri në 32GB (imagjinoni 64 GB në xhepin tuaj…), dhe gjithashtu një kamerë me kapacitet prej 8 megapiksela, që do të jetë në gjendje të inciziojë në format të plotë HD 1080p.

Samsung Galaxy S2 gjithashtu do të veçohet me A-GPS, Bluetooth 3.0 dhe do të ketë të integruar 802.11 b/g/n WiFi, akselerometër, gyroscope, proksimetër dhe sensor të ndriçimit të ambinetit.

Natyrisht të gjitha që u thanë më lartë janë të pakonfirmuara por nëse këto paraqiten si të vërteta, duket se do kursimet për një super celularë do të fillojnë qysh tani…

LEXO EDHE:  Shefi i Samsung i quan problemet e Galaxy Fold të "turpshme"

Lajmet e fundit>