Analiza

Samsung shet 3 milion Galaxy S

Publikuar , 09 Nëntor 2010
0
Samsung shet 3 milion Galaxy S

“Së fundi ne kemi tejkaluar shifrën prej 3 milion njësi të dërguara në tregun amerikan” tha Paul Golden, shef i lartë marketingu pranë Samsung, gjatë eventit të drekës për celularin më të ri Samsung Continuum.

Lajmin arrin gati një muaj pasi Samsung bëri të ditur se ka shitur 5 milion Galaxy S anembanë botës, duke përfshirë 2 milion në SHBA dhe 1 milion në Kore. Në të njëjtën kohë, Samsung u ka thënë Reuters se shpreson që Galaxy S do të ndihmojë që shitjet e përgjithshme të celularëve të mençur të arrijnë në 25 milion njësi në vitin 2010.

Në gusht, Samsung pati thënë se ka dërguar 1 milion Galaxy S, megjithëse nuk ishte e qartë në atë kohë sa më të vërtetë ishin shitur. IDC javën e kaluar tha se çereku i tretë për herë të parë theu njësinë prej 70 milion celularë të dërguar, kurse u arrit dërgimi i më shumë se dyfishit të celularëve që u dërguan në çerekun paraprak. Kjo është një rritje prej 18.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar, që është shtyrë në përgjithësi nga suksesi i linjës Galaxy S të celularëve dhe të atyre me bazë në bada, të modelit Wave.

Të hënën, Samsung shpalosi celularin Continuum, një celularë i mençur që fuqizohet nga Google Android “dhe ka një ekran të dytë të dedikuar”. Ai do të ofrohet përmes Verizon Wireless me 11 nëntor, ndërsa Samsung së shpejti pritet që të paraqet në treg edhe Samsung Galaxy Tab. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një kamër të shkëlqyer por nuk krahasohet me kamerën e Pixel 3 në errësirë

Lajmet e fundit>