Harduer

Samsung shpalos kamerën e xhepit HMX-E10

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Samsung shpalos kamerën e xhepit HMX-E10

E10 ofron mundësi për incizim të videove me 30fps në rezolucion 1080p dhe gjithashtu mundësinë për të fotografuar imazhe në kualitet prej 8 megapikselësh, dhe përveç kësaj ka një dizajn kompakt me një USB atraktive që është mjaft e dobishme për të shkarkuar materialin në kompjuter dhe për të rimbushur baterinë.

Në anën tjetër, kontrolloimi i pajisjes bëhet me butone harduerike por në ndihmë të tyre arrin edhe ekrani 2.7 inçësh i ndjeshëm në prekje. Kur e lidhni me kompjuter paraqitet Samsung intelli-studio, një suitë e thejshtë edituese që gjithashtu përmban edhe vegla për ngarkim të përmbajtes suaj të re drejtpërësdrejti në YouTube dhe në faqe tjera për transmetim.

HMX E10 ka edhe shumë efekte digjitale, port HDMi dhe por për kartela të memories microSD. Ai pritet të paraqitet në treg në shtator të këtij viti, me një çmim prej 199.99 dollarë.

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Motorola janë për ata që nuk duan të shpenzojnë 1,000 dollarë për një smartfon

Lajmet e fundit>