Harduer

Samsung Wave arrin në 1 milion njësi të shitura

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Samsung Wave arrin në 1 milion njësi të shitura

Samsung Wave me ekran SuperAMOLED tani ka arritur të tejkalojë shitje anembanë botërore prej më shumë se 1 milion njësi, vetëm katër javë pasi është paraqitur për herë të parë.

Kjo nuk mund të tingëllojë diçka mbresëlënëse nëse krahasohet me shitjet e iPhone 4, që kanë arritur 1.7 milion në tre ditë, por keni parasysh se iPhone i parë ka pasur nevojë për më shumë se dy muaj për të arritur në 1 milion njësi të shitura.

Në ndërkohë, Samsung Galaxy S ka arritur në shitje të rreth 300.000 njësive në Korenë e Jugut. Vetëm  një javë pasi 200.000 njësi u shitën përmes SK Telecom, 100.000 njësi tjera janë paraqitur nëpër dyqanet e telekomit të Koresë Jugore.

Duke pasur parasysh se ka versione të shumta Galaxy S edhe në tregje tjera, mund të supozojmë se ky celularë me bazë në android ndoshta ka arritur apo edhe tejkaluar shitjet e Wave, pavarësisht se ka qenë në treg përgjysmë më shumë sesa Wave.
Duket se ditë të mira do të ketë për Samsung gjatë kësaj vere.

LEXO EDHE:  Projektori i LG-së që mund të pasqyrojë pamje 120-inç nga 17 cm largësi

Lajmet e fundit>