Harduer

SanDisk prezantoi një çelës USB me kapacitet 4TB

Publikuar , 09 Janar 2019
0
Mbase SanDisk nuk ka për ta nxjerrë kurrë në shitje ashtu siç bëri me çelësin super të vogël 1TB prezantuar vitin e kaluar në CES. SanDisk prezantoi një çelës USB me kapacitet 4TB

Në CES 2019 SanDisk prezantoi çelësin USB me kapacitetin më të lartë në botë. Ai ka plot 4TB memorie dhe vjen me një konektor USB-C.

Nuk ka një emër, as një çmim e as një datë debutimi. Duke qenë se SanDisk ka integruar në USB-C, ai më tepër ngjan me një SSD të vogël sesa çelës memorie.

Mbase SanDisk nuk ka për ta nxjerrë kurrë në shitje ashtu siç bëri me çelësin super të vogël 1TB prezantuar vitin e kaluar në CES.

Sot 2TB memorie e tillë kushton deri në 1,200 dollarë dhe nëse materializohet çelësi do të ishte bekim për xhepin e kujtdo. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Tags >

SanDisk
Lajmet e fundit>