Harduer

SanDisk sjell kartat e para microSD 128 GB

Publikuar , 26 Shkurt 2014
0
SanDisk sjell kartat e para microSD 128 GB

microsd-128gbNë Kongresin Mobil Botëror, SanDisk prezantoi kartën e parë në botë 128 GB microSD. Është e klasit 10 UHS-I me një shpejtësi leximi të dhënash 30 MB/s dhe do të jetë e përshtatshme për çdo pajisje që mbështet SDXC duke përfshirë shumicën e pajisjeve Android të lançuara në vitet e fundit.

SanDisk po ashtu pati shansin të prezantonte dhe kartën microSD 64 GB përshtatur veçanërisht për pajisjet Android. Nëse në të ardhmen e afërt po shkojmë drejt video-ve 4K në pajisjet tona, është një gjë e mirë që hapësira e të dhënave në kartat microSD po rritet. Plus, madhësia ROM e Galaxy S5 ju bën juve të dëshironi edhe pak më shumë hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Nuk ka ndonjë detaj specifik përsa i përket kostos, megjithëse ekzistojnë fjalë se karta është gati për 199.99 dollarë, por Amazon dhe BestBuy do të kenë të drejtat ekskluzive të shitjes se këtyre kartave microSD.

Këto karta premtojnë të ofrojnë shpejtësi më të larta sesa ato çfarë ofrojnë kartat aktuale. Në mënyrë që Sandisk të ofronte 128 GB hapësirë të dhënash në microSD, kompania ka zhvilluar një teknikë innovative për prodhimin e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kompania e cila prodhon procesorë telefonësh premton 5G për modelet e rangut e mesëm vitin e ardhshëm