Biznes

Sanksionet Amerikane do të reduktojnë me 40% shitjet e smartfonëve Huawei tha CEO i kompanisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Kompania pret që të ardhura të binë në 100 miliardë dollarë këtë vit nga 104 miliardë dollarë që ishin vitin e kaluar. Më përpara kompania kishte parashikuar 125 miliardë dollarë të ardhura për 2019-ën. Sanksionet Amerikane do të reduktojnë me 40% shitjet e smartfonëve Huawei tha CEO i kompanisë

Themeluesi dhe CEO i Huawei Ren Zhengfei tha se pret që sanksionet Amerikane ti shkaktojnë një rënie të ardhurash me miliarda dollarë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kompania pret që të ardhura të binë në 100 miliardë dollarë këtë vit nga 104 miliardë dollarë që ishin vitin e kaluar. Më përpara kompania kishte parashikuar 125 miliardë dollarë të ardhura për 2019-ën.

“Nuk pritëm që administrata Trump do të na sulmonte në kaq shumë drejtime,” tha Ren edhe pse shtoi se kompania nuk ka planifikuar të shkurtojë shpenzimet në kërkim dhe zhvillim apo në largime nga puna.

CEO kishte thënë më përpara se urdhri ekzekutiv i Trump nuk do të pengojë aspak kompaninë e cila kishte plane rezervë për të përballuar sanksionet.

Megjithatë implikimet e plota të sanksioneve sot janë bërë më të qarta se kurrë më parë. Google ka anuluar kompanisë licencën e Android, ARM nuk do ti shesë më dizajne procesorësh dhe shumë vende kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e teknologjisë 5G dhe pajisjeve të rrjetit.

Madje edhe përdorimi i kartave SD dhe teknologjisë Wi-Fi është komplikuar. Ren konfirmoi se këto probleme do të shkaktojnë rënie të shitjeve të smartfonëve në tregjet globale me 40%. Kompania mund të mos rikuptohet përpara 2021 tha CEO. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin humbet terren nën presionin Amerikan

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>