Blog

Satelitët duhet të tërhiqen nga orbita e Tokës pas 5 vitesh nga misioni i tyre thonë autoritetet Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Tetor 2022
Rregulli i ri 5-vjeçar do të kërkojë nga operatorët e satelitëve të orbitës së ulët të Tokës që brenda 5 vitesh të përfundojnë misionet e tyre. Ky afat është shumë më i shkurtër sesa udhëzimet e mëparshme prej 25 vitesh. Satelitët duhet të tërhiqen nga orbita e Tokës pas 5 vitesh nga misioni i tyre thonë autoritetet Amerikane

Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) në SHBA adoptoi rregulla të reja të cilat kërkojnë adresimin e rrezikut nga mbetjet hapësinore ose satelitët e braktisë, raketat dhe mbeturina të tjera.

Rregulli i ri 5-vjeçar do të kërkojë nga operatorët e satelitëve të orbitës së ulët të Tokës që brenda 5 vitesh të përfundojnë misionet e tyre. Ky afat është shumë më i shkurtër sesa udhëzimet e mëparshme prej 25 vitesh.

“25 vite është një kohë e gjatë,” tha kryetarja e FCC Jessica Rosenworcel. “Nuk ka arsye të pritet aq gjatë, veçanërisht në orbitën e ulët të Tokës. Epoka e dytë e hapësirës ka mbërritur. Që ajo të rritet, duhet të bëjmë më shumë në pastrimin e hapësirës në mënyrë që inovacioni hapësinor të na përgjigjet.”

Rosenworcel tha se afro 10 mijë satelitë me peshë mijëra tonë janë lançuar në hapësirë që prej 1957 dhe mëse gjysma e tyre nuk janë më funksionalë.

Jo të gjithë janë dakord me vendimin e FCC. Anëtarë të Komitetit për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë thanë se vendime të tilla duhet të merren nga NASA.

FCC rrezikon të krijojë një situatë konfliktuale. Sipas NASA ekzistojnë 23 mijë copëza më të mëdha sesa një top që sillen në orbitën e Tokës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teleskopi i ri i NASA do të funksionojë për vetëm 10 vite