Biznes

Satelitët e internetit të Elon Musk rrezikuan përplasjen me stacionin hapësinor Kinez

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Dhjetor 2021
Ankesat e raportuan nga Kina tek agjencia hapësinore e Kombeve të Bashkuara, nuk janë verifikuar ende. Satelitët e internetit të Elon Musk rrezikuan përplasjen me stacionin hapësinor Kinez

Elon Musk u përball me kritika të ashpra në median sociale pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor ishte detyruar të shmangte një përplasje me satelitët e lançuar nga kompania e internetit satelitor Starlink.

Stacioni hapësinor i Kinës kishte pasur dy incidente të afërta me satelitët e Starlink këtë vit pretendonte Pekini.

Ankesat e raportuan nga Kina tek agjencia hapësinore e Kombeve të Bashkuara, nuk janë verifikuar ende.

Starlink është një rrjet internetit satelitor operuar nga Musk dhe kompania e tij SpaceX. Incidentet mësohet të kenë ndodhur në 1 Korrik dhe 21 Tetor sipas autoriteteve Kineze.

Musk, Starlink dhe SHBA u kritikuan në median sociale Kineze Weibo e ngjashme me Twitter ku flitej për rrezikun e satelitëve të Musk.

SpaceX ka dërguar në hapësirë pothuajse 1900 satelitë si pjesë e rrjetit Starlink dhe planifikon të dërgojë mijëra të tjerë më shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Miliona dollarë donacione në kriptomonedha për Ukrainën