Lajmet

Saved.io ruan dhe sinkronizon uebfaqet pa ndonjë shtojcë

Publikuar , 13 Janar 2014
0
Saved.io ruan dhe sinkronizon uebfaqet pa ndonjë shtojcë

Saved.ioUeb: Në përgjithësi, shërbimet e bazuara në ueb për “bookmark” kërkojnë një shtojcë ose shirit për të ruajtur uebfaqet.

Por si të ruani diçka pa ato, si për shembull, kur nuk mund ta përdorni kompjuterin tuaj? Saved.io është mbase mjeti më i thjeshtë për ta kryer këtë gjë. Kur dëshironi të ruani ndonjë lidhje, vetëm shkoni tek shiriti i URL-së dhe shtypni “Saved.io/” përpara lidhjes. Për shembull, ja se si do të punonte me ndonjërin nga artikujt tanë: Lidhja origjinale: pcworld.al/del-ne-treg-numri-i-ri-i-revistes-computerworld-albanian-dhe-se-shpejti-hapet-gara-per-albanian-ict-awards-ii/

Lidhja e ruajtur: saved.io/pcworld.al/del-ne-treg-numri-i-ri-i-revistes-computerworld-albanian-dhe-se-shpejti-hapet-gara-per-albanian-ict-awards-ii/

Do të ju duhet të qaseni kur e ruani një lidhje dhe nëse keni të lëshuar ruajtjen e “cookies”, ju do të rrini të qasur. Saved.io automatikisht i radhit lidhjet në bazë të datës, por ju po ashtu mund të krijoni lista të ndryshme nëse dëshironi. Është po ashtu i lehtë shtimi i një lidhjeje drejtpërdrejt në një listë. Për shembull, për të shtuar lidhjen e mëposhtme në listën “Artikujt”, ju do të duhet të shkruani: articles.saved.io/pcworld.al/del-ne-treg-numri-i-ri-i-revistes-computerworld-albanian-dhe-se-shpejti-hapet-gara-per-albanian-ict-awards-ii/ (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Vodafone në mbarë Evropën probleme me internetin