Biznes

Schmidt: Google nuk do ta prish punën me Android!

Publikuar , 03 Tetor 2011
0
Schmidt: Google nuk do ta prish punën me Android!

Motorola Mobility nuk do të ketë privilegje ndaj partnerëve tjerë prodhues të harduerit. Në një intervistë për Bloomberg TV, CEO i Google Eric Schmidt ka thënë se kompania nuk do të lejojë që marrëdhëniet e reja me Motorola nuk do të prishin raportet me partnerët ekzistues.

“Ekosistemi i Android është prioritet numër 1 dhe ne nuk do të bëjmë asgjë me Motorla’n apo këdo tjetër gjatë rrugës që do të pengonte dinamikën e kësaj industrie” tha Schmidt për Bloomberg TV. “Ne duhet të kemi një konkurrencë të fortë mes të gjithë lojtarëve të Android. Nuk do të favorizojmë askënd!”.

Por nëse dikush tjetër tenton të përziej dinamikën e industrisë ai duhet të ketë kujdes. Schmidt ka thënë se Google Motorla është e lumtur të shfrytëzojë portofolin e madh të patentave të Motorola për të mbrojtur ekosistemin e Android.

“Prej perspektivës sonë, ne do të përfundojmë me të pasurit patenta të mjaftueshme që do të krijojë një armëpushim me të gjithë” tha ai. “Kjo ka qenë mostra në të gjitha industritë tjera, dhe unë pres një veprim të ngjashëm edhe në këtë mes… Ne jemi të lumtur me Motorola … Fakti se ata kanë një prej portaleve më të mira sigurisht është një komponent që ka ndikuar në vendimin tonë, por nuk ka qenë e vetmja. Prej pikës që synon të bëjë mirë, ne do të synojmë të gjykojmë atë që është më së miri për konsumatorët tanë” u shpreh ai. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Falimenton firma e gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt

Lajmet e fundit>