Vëzhgim

Sci-Fi Channel dhe Trion, revolucion për videolojërat

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
Sci-Fi Channel dhe Trion, revolucion për videolojërat

Tani, koncepti i grupimit po drejtohet me shpejtësi në një nivel tjetër: lojërat. Kanali për fantastikoshkencor Sci-Fi, rishtazi prezantoi një kontratë me një editues të ri lojërash, Trion World Network, për të krijuar një platformë të përbashkët, një franchising ndërmediale për zbavitje. Partnerët planifikojnë të zhvillojnë një lojë dinamike në Rrjet, që do të publikohet nga Trion dhe një shfaqje televizive që do të transmetohet nga kanali Sci Fi. Platformat do të përdorin bashkërisht përmbajtjen. Me një ushtri kompjuterëve të fuqishëm, që do të mbartin peshën më të madhe të punës, loja mund të punojë shumë mirë dhe të duket shkëlqyeshëm edhe në një laptop me fuqi modeste; mjaft on të kesh një lidhje të mirë interneti. Bashkëthemeluesi i Trion, Jon Van Caneghem thotë se kompania e tij e re është duke zhvilluar lojëra që do të punojnë në Play Station 3, dhe ndoshta në Xbox 360. Edhe pse projektet e Trion vështirë se do të gjenden në treg para vitit 2009, bashkimi me Sci Fi Channel mund të krijojë një sezon interesant televiziv vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>