Lajmet

Së shpejti Android 4.0 për Droid Bionic

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Së shpejti Android 4.0 për Droid Bionic

Zëvendës kryetari i ri Motorolas, Punit Soni, ka treguar në Google+ që do të përmirësojë mbështetjen me përditësime softuerike.

Veçanërisht, ai thotë që poseduesit e Droid Bionic kanë marrë një “marrëveshje të papunuar” dhe thotë që një plan është ende në vend të përditësojë telefonin në Android 4.0.

Ishte supozuar të ndodhte në çerekun e tretë të këtij viti, por duke e ditur që kanë mbetur vetëm disa ditë në kalendar duket se ky synim nuk do arrihet.

Motorola ka përditësuar rrugëtimin e pajisjes së vet që të deklarojë që Bionic do të marrë Ice Cream Sandwich në tremujorin e katërt të vitit së bashku me Droid Xyboard 8.2 dhe Xoom Family Edition.

Soni erdhi në Motorola nga skuadra e Google+ dhe derisa ai e pranon që “blerjet e mëdha nuk mund ta ndryshojnë kursin brenda natës” (ka mundësi për shkak të ajsbergut nga Verizon) dhe komentet e tij mund të jenë sinjale pozitive për ndërmarrjen që ndjek blerjen e Google.

Dëshira e tij për të dëgjuar dhe për t’u lidhur me shqetësimet e konsumatorëve tregon një largim nga e kaluara. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Startupi i parë Afrikan që hyn në bursën e Nju Jorkut

Lajmet e fundit>