Lajmet

Së shpejti aplikacione universale Windows që të operojnë në PC, tabletë, telefonë dhe Xbox One

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Së shpejti aplikacione universale Windows që të operojnë në PC, tabletë, telefonë dhe Xbox One

microsoft-build-10-786x305Gjatë konferencës Build 2014 që mbahet çdo vit nga Microsoft-i, kompania dha një lajmërim të rëndësishëm, siç është lançimi i aplikacioneve universale. Ato funksionojnë në PC, telefonë, tabletë e madje edhe në Xbox One. Me fjalë të tjera, falë përditësimit të Windows 8.1 Update 1, Windows runtime do të jetë i disponueshëm edhe tek zhvilluesit e Windows Phone.

Për zhvilluesit që duan të ndërtojnë aplikacione në Windows ky është një lajmërim shumë i rëndësishëm. David Treadwell, CVP i Operating Sytems Group, foli mbi tre fusha ku është përqëndruar kompania për të unifikuar procesin e zhvillimit: ndërfaqja e përdoruesit, modeli i aplikacionit, API-të, mjetet dhe dyqani.

Treadwell shpjegoi se Microsoft-i e kupton se zhvilluesit duan që kodi të jetë i njëjtë pavarësisht se çfarë platforme Windows po synojnë të shenjëstrojnë. Në të njëjtën kohë, kompania do t’u japë zhvilluesve edhe mundësinë për ta personalizuar dizajnin në varësi të pajisjes.

Kevin Gallo, drejtor i Developer Ecosystem and Platform në Microsoft, tregoi më konkretisht se si mund të përfitojnë zhvilluesit nga kjo veçori e re. “Nëse ju pëlqen C++, mund ta përdorni,” tha ai. “Nëse parapëlqeni JavaScript-in dhe HTML-në, mund t’i përdorni për të ndërtuar aplikacionet universale Windows.”

Jo vetëm që mund të menaxhoni ndërfaqen e përdoruesit për çdo platformë, por Visual Studio ka edhe mjete të reja diagnostikuese. Kjo do të thotë se zhvilluesit mund të kontrollojnë nëse një problem i caktuar po ndodh vetëm në një platformë apo në të gjitha. Kështu ka mundësi ta rregullojë ndryshe. Për më tepër, bërja e disponushme e aplikacioneve ndodh tashmë 50 herë më shpejt.

Një lajm i rëndësishëm për konsumatorët është edhe fakti që aplikacionet që janë me pagesë mjafton të blihen njëherë dhe do të funksionojnë në të gjitha platformat Windows ku do të përdoren (Windows dhe Windows Phone). E njëjta gjë vlen edhe për blerjet brenda aplikacionit: nëse blini diçka në telefon, keni akses edhe në PC. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mozilla lançoi Firefox 63, sjell mbrojtje më të mirë nga gjurmimi në ueb

Lajmet e fundit>