Lajmet

Së shpejti Chrome aktivizon opsionin e bllokimit të faqeve të caktuara në internet

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Së shpejti Chrome aktivizon opsionin e bllokimit të faqeve të caktuara në internet

chrome blockGoogle është duke paraqitur mundësinë për të kontrolluar se çfarë do të shfaqë shfletuesi i vet Chrome me një veçori të re të quajtur “përdoruesit e mbikëqyrur”.

Sikur Kid’s Corner në Windows Phone 8, synimi i veçorisë është për familjet dhe iu mundëson poseduesve të një pajisjeje që të bllokojnë uebfaqe dhe të vendosin leje në Chrome që përcaktojnë pjesët e internetit në të cilat përdoruesit e tjerë mund të kenë qasje.

Opsionet e përdoruesit të mbikëqyrur janë konfiguruar në faqen Manage të Chrome. Në të ka hapësirë për shumë përdorues të mbikëqyrur dhe, përveç mundësimit që të kufizoni qasjen në faqe të caktuara, është një opsion për bllokues, që ka të bëjë me Kërkimin e Sigurt të imazheve në Google.

Veçoria pritet të jetë e hapur për njerëzit që përdorin Chrome beta në sistemin operativ Chrome, Windows, Mac dhe Linux dhe pritet të lëshohet gjatë kësaj jave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Lajmet e fundit>