Lajmet

Së shpejti do të ketë ndryshime në ndërfaqen e Firefox OS

Publikuar , 26 Shkurt 2014
0
Së shpejti do të ketë ndryshime në ndërfaqen e Firefox OS

20140223_Firefox_OS_future_004_610x431Një vit pas daljes në shitje të pajisjeve me sistemin e Mozilla-s, Firefox OS, Mozillianët vijnë me ide të reja se si duhet të jetë një sistem operativ smartfonë. Dhe ky është një paralajmërim për të rejat dhe ndryshimet që do të vijnë në Firefox OS në muajt në vijim.

Në Kongresin Botëror Mobil, Mozilla tregoi se çfarë kishte të fshehur nën “mëngë” për sistemin e saj për telefonë. Duket se Firefox OS po fillon të ndryshojë thelbësisht nga Android, duke filluar me sistemin e lajmërimeve, kalimi nga një program në tjetrin, kërkimi i aplikacioneve, etj.

“Me modelin e ri, ne po mundohemi vërtet që ta thjeshtojmë jetën e përdoruesve dhe po mundohemi të sjellim atë që ne cilësojmë si eksperienca më e mirë e shfletimit” deklaroi Josh Carpenter, lideri i skuadrës së eksperiencës së përdoruesit në Firefox OS. Shfletimi në Firefox OS ka të bëjë me shumë më shumë se sa thjesht hapja e disa faqeve në internet. Të gjitha aplikacionet janë të ndërtuar me teknologjinë e rrjetit dhe për Mozilla-n gjithçka në Firefox OS është shfletim.

Pjesa e sipërme e faqes shfaq një shirit të vogël teksti që i tregon përdoruesit çfarë aplikacioni ose faqeje interneti është në përdorim momentalisht. Duke rrëshqitur poshtë hapet një shirit i vogël ku mund të shkruhet tekst për kërkim. Kërkimi përfshin përmbajtje që ka të bëjë me termat e kërkimit në rrjet, aplikacione në telefon ose përmbajtje brenda aplikacioneve. Për shkak se në Firefox OS gjithçka është e bazuar në rrjet, është pak i vështirë të vendoset një kufi mes rrjetit dhe aplikacioneve të telefonit.

Një nga ndryshimet kyçe në Firefox OS është mekanizmi kërko-dhe-lanço (search-and-launch), i dizenjuar specifikisht për testimin e aplikacioneve. Për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të aplikacioneve dhe duke parë morinë e aplikacioneve në Android dhe iOS, në Firefox OS do të bëhet ky ndryshim për lehtësinë e përdoruesve. Në deklaratën e Carpenter ishte dhe fraza “Nuk ka pse të ketë buton “Instalo” por duhet vetëm të jetë butoni “Hap” dhe kaq”.

LEXO EDHE:  Firefox 68 me ndryshime të mëdha në iOS por të vogla në desktop

Në këtë mënyrë, përdoruesit nuk kanë pse e instalojnë një aplikacion të ri, por e hapin fillimisht nga Marketplace (vendi i aplikacioneve në Firefox OS) dhe më pas mund ta testojnë para se të zgjedhin ta instalojnë. Nëse ekrani ulet pak më shumë se aq sa nevojitet për shiritin e kërkimit, hapet opsioni i ndërrimit mes aplikacioneve, duke eliminuar stilin e Android për këtë pasi lajmërimet dalin në pjesën e poshtme. Rrëshqitja nga skaji i majtë ose i djathtë në drejtimin tjetër bën kalimin e shpejtë ndërmjet aplikacioneve.

Mozilla ka shkruar dhe redaktuar të gjithë kodin e Firefox OS që sistemi të jetë më i lehtë e më i përshtatshëm për këdo përdorues. Në këtë pikë është punuar më shumë në kontrollin dhe lëvizjen e gishtërinjve që realizojnë prekjen në ekran. “Faktori më i rëndësishëm që përcakton nëse një person pëlqen apo jo një produkt, është responsiviteti” tha Carpenter. Pritet që përditësimi i sistemit të vijë në muajt në vijim të këtij viti, mbase rreth tremujorit të dytë me hedhjen në treg edhe të smartfonëve të rinj me Firefox OS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>