Analiza

Së shpejti do të mund të “printojmë” çokollata falë printimit 3D

Publikuar , 18 Janar 2014
0
Së shpejti do të mund të “printojmë” çokollata falë printimit 3D

MI-BI684A_thega_G_20110314171212Hershey dhe 3D Systems kanë lidhur një kontratë disa vjeçare bashkëpunimi për të eksploruar mënyrat se si mund ta përdorim teknologjinë e printimit 3D për të prodhuar ushqime ashtu siç i duam vetë, përfshi ëmbëlsirat.

“Besojmë se inovacioni është çelësi i ofrimit të përvojave konkurruese për klientët tanë përmes markave tona,” shprehet William Papa, zv. President i Hershey. “Qoftë duke krijuar një formë plotësisht të re të krijimit të karameleve apo ëmbëlsirave apo duke zhvilluar një mënyrë të re të prodhimit të tyre.

Do të përdorim teknologji të reja si printimi 3D si një mënyrë për të qenë gjithmonë me hapin e kohës në të ardhmen.”

Në një raport të publikuar nga firma kërkuese e tregut, Gartner, për vitin 2013, thuhej se numri i printerëve 3D për konsumatorë pritej të dyfishohet gjatë atij viti. Megjithatë, në fund të 2013-s përdorueshmëria e kësaj teknologjie nga konsumatorët nuk ishte në nivelet e pritura.

Gjithsesi, kompanitë e shohin printimin 3D si një mjet të fuqishëm për suksesin si dhe për rritjen e konkurrencës. Këtë e vërtetojnë bashkëpunimet e kryera në këtë fushë dhe marrëveshjet e ndryshme që po bëhen edhe në firma që tregtojnë mallra ushqimore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sensori teknologjik i Vivos mund të jetë e ardhmja e njohjes së fytyrës në telefon

Lajmet e fundit>