Harduer

Së shpejti do të shohim filma 3D pa syze

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
Së shpejti do të shohim filma 3D pa syze

Sistemi aktual i imazheve 3D krijohet nga projektimi i njëkohësishëm i dy imazheve, në të njëjtin ekran. Kur shikuesit vendosin syzet 3D, ata i shohin këto dy imazhe si një të vetëm.

Kjo ju jep atyre iluzionin e një figure tre përmasore.

Kohët e fundit, është duke u zhvilluar një sistem që do të përdorë vetëm një projektor dhe nuk do të ketë nevojë për syze.

Metoda e re kërkon një shtresë të veçantë në ekran për të ndryshuar polarizimin e dritës ndërkohë që ajo e përshkron atë. Pikërisht, ky ndryshim i polarizimit krijon imazhet 3D.

Metoda është ende në fazën e testimit dhe, megjithëse duket premtuese, do të duhen të paktën disa vite derisa të arrijë fazën e shpërdarjes për publikun. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale mund të identifikojë sulmet në zemër nga një rrahje e vetme e saj

Lajmet e fundit>