Lajmet

Së shpejti Facebook-u mund të gjurmojë dhe lëvizjet e kursorit në ekran

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Së shpejti Facebook-u mund të gjurmojë dhe lëvizjet e kursorit në ekran

facebook kFacebook-u ka filluar testimin e një softueri që synon të zgjerojë diapazonin e të dhënave që kompania mbledh mbi përdoruesit e vet.

Lajmin për testimin e kësaj teknologjie e ka konfirmuar vetë kompania. Rrjeti social mund të fillojë të mbledhë të dhëna në bazë të mënyrës sesi përdoruesit ndërveprojnë me përmbajtjen.

Këtu përfshihet lëvizja e kursorit në ekran, si për shembull sa kohë shpenzon ai duke vëzhguar një element të caktuar të uebfaqes. Facebook u shpreh se këto informacione do të shtohen në magazinën e të dhënave që përdoren më pas nga kompania për t’u analizuar për një sërë qëllimesh, duke filluar nga zhvillimi i produkteve e deri tek targetimi më i saktë me reklama.

Facebook mbledh dy lloj të dhënash, demografike dhe ato të sjelljes. Të dhënat demografike, të cilat përfshijnë ato se ku jeton përdoruesi apo ku ka studiuar, dokumentojnë jetën e tij jashtë rrjetit social. Të dhënat mbi sjelljen, si për shembull lista e miqve apo pëlqimet që ai bën, kapet në kohë reale nga vetë rrjeti.

Të dhënat në të ardhmen mund të përfshijnë mbledhjen e informacioneve të tipit “a u pozicionua kursori mbi këtë reklamë?” Gjithsesi, kompania nuk e di me siguri nëse do ta implementojë këtë metodë të mbledhjes së të dhënave pasi aktualisht është në fazën e testimit, por këtë gjë do ta vendosë në muajt e ardhshëm pasi të shohë nëse faza e testimit do të ece në mënyrë të suksesshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook fshin dhjetëra llogari Ruse

Lajmet e fundit>