Lajmet

Së shpejti faqet e grupeve në LinkedIn do të kenë një dizajn të përmirësuar

Publikuar , 23 Gusht 2013
0
Së shpejti faqet e grupeve në LinkedIn do të kenë një dizajn të përmirësuar

linkedin grupAnëtarët e LinkedIn të cilët janë edhe pjesëtare të grupeve të ndryshme kur të logohen tashmë do të hasin një dizajn më bashkëkohor.

Lajmi i ridizajnimit sapo është publikuar nga kompania dhe është bërë me dije se ndryshimi është aplikuar në versionin e LinkedIn në ueb dhe në aplikacionin përkatës mobile.

Një prej menaxherëve të LinkedIn është shprehur: “Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për thjeshtimin e LinkedIn në përdorim po ofrojmë për menaxherët e grupeve si dhe anëtaret e tyre mundësinë për të përshtatur dhe ndryshuar vizualisht hapësirën e tyre të bisedimit”.

Dizajni i ri është i ngjashëm me stilin e faqes kryesore. Tashmë është më e lehtë për anëtaret e grupeve që të përfshihen në publikimet më të fundit. Kompania ka deklaruar se dizajni i ri i grupeve do të jetë i disponueshëm për anglisht folësit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  FlexPai, telefoni i parë në botë me ekran që paloset është realitet

Lajmet e fundit>