Lajmet

Së shpejti, FLOSSK organizon workshop-in e radhës në Mitrovicë

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Së shpejti, FLOSSK organizon workshop-in e radhës në Mitrovicë

flossk_masscotFOSS BootCamp është një workshop i organizuar nga FLOSSK në bashkëpunim me UNICEF Innovations Lab Kosovo. Për ata që nuk janë në dijeni, FLOSSK i referohet Free Libre Open Source Software Kosova dhe është një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e softuerëve me kod burimor të hapur, njohurisë së hapur dhe kulturës open source. Ashtu si kemi njoftuar edhe më parë https://www.pcworld.al/flossk-organizon-se-shpejti-foss-bootcamp-ne-gjakove/, organizata në fjalë ka menduar që të njëjtin workshop t’a organizojë në qytete të ndryshme të Kosovës, përkatësisht në Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është i dizajnuar për fillestarë dhe kryesisht ka në fokus aktivitete lidhur me edukimin në fushën e softuerëve dhe platformave me kod burimor të hapur. Tashmë janë hapur aplikimet për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Mitrovicës, i cili do të mbahet më datën 26 Prill, nga ora 10:00AMInternational Business College Mitrovica (IBCM). Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke ndjekur këtë link. dhe për çdo paqartësi mund të shkruani në [email protected]. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kriptomonedhat e vogla morën goditjen më të rëndë nga vështirësitë që po kalon Facebook Libra

Tags >

FLOSSK
Lajmet e fundit>