Lajmet

Së shpejti historitë e Instagram mund ti shpërndani edhe në Facebook

Publikuar , 06 Shtator 2017
0
Ky funksionalitet po testohet me një numër të vogël përdoruesish të Instagram tha një zëdhënës i kompanisë. Së shpejti historitë e Instagram mund ti shpërndani edhe në Facebook

Facebook pritet të rrisë përdorimin e historive të Instagram duke lejuar përdoruesit ti publikojnë ato në rrjetin social Facebook.

Ky funksionalitet po testohet me një numër të vogël përdoruesish të Instagram tha një zëdhënës i kompanisë.

Sipas screenshot-eve të kapuara, mund të shohim nga imazhi i paraqitur sesi përdoruesit mund të postojnë të njëjtën foto dhe video të historive të Instagram në aplikacionin kryesor të Facebook.

Facebook për herë të parë prezantoi historitë në Instagram në verën e 2016-ës si një sulm i drejtpërdrejtë i Snapchat, një format mbi të cilin është ngritur ky i fundit.

Pas suksesit që patën në Instagram, Facebook me shpejtësi i solli edhe në aplikacionin kryesorë Facebook, por edhe Messenger e WhatsApp. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një surprizë për entuziastët e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>