Lajmet

Së shpejti kur blini një aplikacion në iOS nuk do të paguani për ekuivalentin në macOS

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shkurt 2020
0
Apple tha se kjo praktikë do të fillojë në Mars të 2020. Kategoritë e aplikacioneve në Mac App Store do të unifikohen me ato të iOS App Store. Së shpejti kur blini një aplikacion në iOS nuk do të paguani për ekuivalentin në macOS

Apple suprizoi komunitetin e zhvilluesve të aplikacioneve ditën e sotme me një njoftim zyrtar i cili thotë se së shpejti aplikacionet në macOS dhe iOS do të unifikohen në një dyqan universal.

Një blerje universale për konsumatorët do të thotë se sapo të paguajnë për një aplikacion në një prej platformave të Apple, automatikisht do ta përfitojnë në të gjitha platformat e tjera pa pagesë ekstra.

Apple tha se kjo praktikë do të fillojë në Mars të 2020. Kategoritë e aplikacioneve në Mac App Store do të unifikohen me ato të iOS App Store.

Kompania rallë herë përditëson kategoritë dhe ky pritet të jetë një ndryshim që do të ketë impakt tek të gjithë përdoruesit. Duke listuar aplikacionet në një kategori të re, zhvilluesit kanë shansin që aplikacionet e tyre të ngjiten më lart në listat “Top.”

Në iOS zhvilluesit mund ti listojnë aplikacionet në dy kategori të reja: “Developer Tools” dhe “Graphic & Design.” Në macOS kategoritë që do të vinë nga iOS janë: “Books”, “Food & Drinks”, “Magazines & Newspapers”, “Navigation” dhe “Shopping.”

Kategoritë “Photography” dhe “Video” në macOS do të shkrihen në “Photo & Video” të iOS. Apple tha se zhvilluesit ose mund të krijojnë një kategori të re për këto platforma duke përdorur një regjistër ose të shtojnë platforma të rej në regjistrin ekzistues të një aplikacioni për të përfituar nga opsioni i ri i blerjeve universale.

Opsioni është i disponueshëm automatikisht për aplikacionet e projektit Catalyst ndërsa do të ofrohet edhe për aplikacionet jo-Catalyst. Zhvilluesit mund të shkarkojnë Xcode 11.4 beta ditën e sotme por opsioni nuk ofrohet për publikun deri në Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Edge ri edhe për kompjuterët macOS