Lajmet

Së shpejti në Google Docs, Sheets dhe Slides mund të editoni formatet e Microsoft Office

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Së shpejti në Google Docs, Sheets dhe Slides mund të editoni formatet e Microsoft Office

Të editosh dokumentet Microsoft Office në Google Docs është dhimbje e vërtetë. Më përpara duhej ti konvertonit në formatin e Google përpara se të mund ti editonit, komentonit apo të ndanit me të tjerët brenda Docs.

Së shpejti pritet të ndryshojnë sepse Google njoftoi mbështetjen e plotë për format Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint si – .docx, .xls dhe /ppt.

Si rezultat mund të editoni me të tjerët në kohë reale në Google Docs, Sheets dhe Slides.

Fillimisht Google tha se mbështetja do të vijë në versionet komerciale të aplikacioneve G Suite por tashmë kompania konfirmoi se do të ofrohet edhe për përdoruesit e zakonshëm duke filluar nga ky muaj.

Konsumatorët G Suite do të marrin mbështetje në Prill ose Maj. Ja të gjitha formatet që do të mbështeten:

Word: .doc, .docx, .dot

Excel: .xls, .xlsx, .xlsm, .xlt

Powerpoint: .ppt, .pptx, .pps, .pot

Po ditën e djeshme Google tha se përdoruesit mund të krijojnë dhe editojnë Google Docs, Slides dhe Sheets në Dropbox Business. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

Lajmet e fundit>