Lajmet

Së shpejti përdoruesit e Windows 10-ës mund të hapin aplikacione të panjohura pa u rrezikuar nga maluerët

Dec 19 2018
0 Shpërndarje
Sandbox i Windows 10-ës është dizajnuar për të qenë i sigurtë dhe pasi të keni kryer punë me aplikacionin gjithë sandboxi do të fshihet. Së shpejti përdoruesit e Windows 10-ës mund të hapin aplikacione të panjohura pa u rrezikuar nga maluerët

Me versionin e ardhshëm madhor të Windows 10-ës, Microsoft ka vënë në shënjestër një frikë që ka ekzistuar që nga versioni i parë i sistemit operativ.

Frika e hapjes së një aplikacioni .exe të panjohur që mund të rezultonte jo rrallë herë një virus apo maluer.

Ndërsa ka pasur prej atyre që përdorin makina virtuale për të kontrolluar aplikacionet e panjohura, Microsoft tashmë ka krijuar një mënyrë për të provuar aplikacionet në ambient të izoluar në desktop në Windows 10.

Sandbox i Windows 10-ës është dizajnuar për të qenë i sigurtë dhe pasi të keni kryer punë me aplikacionin gjithë sandboxi do të fshihet.

Ju nuk keni më nevojë për një makinë virtuale apo duhet të aktivizoni virtualizimin nga BIOS. Windows Sandbox do të jetë i disponueshëm në Windows 10 Pro dhe Windows 10 Enterprise.

Testuesit e Windows 10-ës do të kenë akses në funksionin e ri që nga ndërtimi 18305 i Windows. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjendet i vdekur në banesën e tij bashkëthemeluesi i HQ Trivia dhe Vine

Lajmet e fundit>