Lajmet

Së shpejti rikthehet menuja Start në Windows

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Së shpejti rikthehet menuja Start në Windows

Po, pikërisht kështu! Menuja Start do të rikthehet në Windows. Lajmin e konfirmoi vetëm drejtuesi i sistemit oeprativ të Microsoft-it, Terry Myerson gjatë konferencës Build ditën e mërkurë. Detajet janë të pakta për momentin. Ajo që dimë deri tani është se përditësimi do të vijë për gjithë përdoruesit e Windows 8.1 në një të ardhme të afërt. Gjithsesi, ajo nuk do të jetë menuja Start që ishim mësuar të shihnim me versionet e kaluara të Windows-it. Ajo do të shoqërohet me pllakëzat e famshme të Microsoft-it (live tiles), së bashku me mundësinë për të gjetur dhe instaluar aplikacionet universale të Windows-it.

Një lajm tjetër i mirë vjen edhe në lidhje me aplikacionet për desktop. Në fakt, aplikacionet e reja Windows do të jenë universale, çka do të thotë se ato do të funksionojnë nëpër PC, tabletë dhe smartfonë. Gjithashtu, do të jetë e mundshme që të operojnë brenda dritareve në një desktop të zakonshëm Windows. Si menuja Start ashtu edhe aplikacionet Metro shfaqen në imazhin e mëposhtëm.

start-menu-windows-81-100259199-largeJo të gjitha kërkesat e përdoruesve janë dëgjuar deri tani. Megjithatë, këta të fundit, mund të kënaqen me faktin që një pjesë e madhe e shqetësimeve janë adresuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft flet për një sistem operativ "modern"

Lajmet e fundit>