Analiza

Së shpejti telefonët mund të lejohen të përdoren nga pasagjerët e linjave ajrore

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Së shpejti telefonët mund të lejohen të përdoren nga pasagjerët e linjave ajrore

Me pranimin e një paneli këshillues, rregullatorët në SHBA janë afër lejimit të përdorimit të smartfonëve, tabletëve, e-lexuesve dhe pajisjeve të tjera elektronike për pasagjerët e linjave ajrore, gjatë nisjes dhe mbërritjes së aeroplanit.

Komiteti këshillues FAA prej 28 anëtarësh votoi për të rekomanduar ndryshimin gjatë një takimi të mbyllur të mbajtur më 27 shtator, thanë zyrtarët e industrisë të cilët kanë informacione për diskutimet.

Ata folën në kushte anonimiteti sepse qeveria ka kërkuar që ata të mos flasin publikisht për diskutimet e tyre. Rekomandimi për Administratën e Aviacionit Federal (FAA), që më në fund ka thënë se duhet të lehtësohen kufizimet e tanishme në përdorimin e pajisjeve elektronike personale gjatë “fluturimeve” ajrore.

Nëse ndiqet këshilla e panelit, pasagjerët do të kenë mundësi më të shumta që të përdorin shumicën e pajisjeve nën lartësinë 3,048 km, ndonëse disa pajisje duhet të kenë të lëshuar mostrën aeroplane. Shkarkimi i të dhënave, shfletimi i uebit dhe biseda në telefon do të ndalohet.

Derisa kjo lëvizje mund të përshtatet në SHBA, nuk ka garanci nëse do të vlejë për vende të tjera, për shembull në Australi. Peter Gibson nga Autoriteti i Sigurisë së Aviacionit Civil (CASA) tha: “CASA do të shikojë për së afërmi në atë se çfarë rekomandohet dhe më pas se çfarë bën FAA me rekomandimet. Janë dy hapa dhe mund të marrë pak kohë derisa FAA të vendos se çfarë të bëjë.

“Është e rëndësishme të kuptohet që gjatë ngritjeve dhe aterimeve pilotët duhet të kenë një ngarkesë të lartë dhe të kenë kohë minimale që t’iu përgjigjen ndonjë interference që prek sistemet e avionit.

LEXO EDHE:  Spotify padit Apple për "taksën" e App Store

“Nëse linjat ajrore duan të ndryshojnë kufizimet e tanishme, ato duhet që të shfaqin që nuk ka rrezik për sigurinë. CASA nuk ka plane të tanishme për të zhvilluar rregulla të posaçme në lidhje me pajisjet elektronike.”

Henry Harteveldt, që është analist i udhëtimit dhe linjave ajrore në Hudson Crossing, i cili ishte duke reaguar për rekomandimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha: “Ju nuk do të jeni në gjendje të luani Fjalë me Shokë të cilat nuk mund t’i paraqitni, ju nuk do të jeni në gjendje të shfletoni uebin ose dërgoni e-mail. Ju do të jeni në gjendje të lexoni ose punoni në çfarëdo që është e ruajtur në pajisje,” tha ai. “Ju dëshironi të editoni atë PowerPoint? Shkëlqyeshëm. Ju dëshironi të shikoni Breaking Bad dhe ju e keni shkarkuar atë në smarfonin tuaj ose tabletin tuaj? Ju mund të vazhdoni që ta bëni atë.”

Pasagjerëve për momentin iu kërkohet që të ndalin telefonët dhe pajisjet e tjera elektronike derisa aeroplanët janë nën 3,048 kilometra. Nisjet dhe atelrimet janë fazat më kritike të fluturimit. Por avionët më të rinj janë më mirë të pajisur për të parandaluar interferencën elektronike dhe kritikët për një kohë të gjatë janë shqetësuar për sigurinë. “Ne kemi qenë duke luftuar për konsumatorët tanë në këtë problem për vite,duke testuar një aeroplan të mbushur me Kindle, duke punuar me FAA dhe duke shërbyer si prodhues të pajisjes në këtë komitet,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Amazon, Drew Herdener. “Kjo është një fitore e madhe për konsumatorët dhe, sinqerisht, është çështje kohe.”

LEXO EDHE:  Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes!

“Këto pajisje nuk janë të rrezikshme. Kindle juaj nuk është i rrezikshëm. iPad-i juaj që është në mostrën aeroplanë është përsosshmërit i sigurt,” tha në një intervistë, senatorja Sen, Claire McCaskill, D-Mo., e cila ka qenë duke bërë presion tek FAA për të larguar kufizimet. Askush nuk pajohet. Janë bërë shumë raporte nga pilotë gjatë viteve për interferencat elektronike që dukej të jenë shkaktuar nga përdorimi i pajisjeve nga pasagjerët. Delta Airlines tha në një letër për FAA-në gjatë vitit të kaluar që nga 2.3 milionë fluturime gjatë 2 viteve, linja ajrore mori 27 raporte nga pilotët dhe skuadrat për mirëmbajtja për interferencat e mundshme me pajisje. Asnjëri nga raportet nuk mund të konfirmohej, thuhej në letër.

Varet nga zyrtarët e FAA-së nëse duhet të ndiqen rekomandimet e komitetit. Agjencia krijoi komitetin, vendosi disa punëtorë të vet në panel dhe ishte për së afërmi e përfshirë në diskutime, kështu që pritej që të gjitha ose shumica e rekomandimeve të implementoheshin. Se sa kohë do të marrë kjo është ende e paqartë. Pasagjerët e linjave ajrore mund të shijonin largimin e kufizimeve në fillim të vitit 2014, nëse agjencia zgjedh një rrugë më të shpejt të implementimit, ose procesi do të mund të zgjaste për një vit ose më tepër nëse linjat ajrore duhet të aplikojnë, bartës për bartës, për të pasur të aprovuar avionët e tyre si të sigurt për përdorim të pajisjeve, thanë zyrtarët e industrisë.

McCaskill tha që nëse zyrtarët e FAA-së nuk “veprojnë në shpejtësi” për të implementuar rekomandimet, ajo do të kërkojë nga legjislacioni për të ndihmuar. FAA nuk e ka autoritetin për të larguar kufizimet në thirrjet për telefonët mobilë. Komisioni Federal i Komunikimeve, që rregullon industrinë e telefonëve mobilë, ka kundërshtuar që t’jua lejojë pasagjerëve në aeroplanët e shpejt që të bëjnë thirrje telefonike, duke cituar interferencat e mundshme me rrjetet e telefonive mobile pasi telefonët në qiell kalojnë nga shtylla e celularëve tek shtylla e celularëve më shpejt se sa mund të përballojë rrjeti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox Lockbox ju jep akses në fjalëkalimet e ruajtura në shfletuesin Firefox

C

Lajmet e fundit>