Harduer

Së shpejti vjen bateria që do të karikohet për 30 sekonda

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Së shpejti vjen bateria që do të karikohet për 30 sekonda

Chargers-786x305Bateria është një prej karakteristikave që na shqetëson më tepër tek smartfonët tanë. Një pjesë prej tyre nuk karikohen aq shpejt, por fatmirësisht, ka disa kompani të cilat po përpiqen ta shpejtojnë këtë proces. StoreDot është një kompani izraelite e cila ka një bateri të veçantë dhe një karikues po ashtu të veçantë. Ato supozohen që ta kryejnë gjithë procesin e karikimit në vetëm 30 sekonda. Ky prototip është projektuar fillimisht të testohet në Samsung Galaxy S4 dhe u zbulua për herë të parë gjatë konferencës Microsoft Think Next në Tel Aviv të Izraelit gjatë ditës së hënë.

Më e veçanta e kësaj shpikjeje është vetë bateria, më tepër sesa karikuesi.

[youtube id=”9DhJZAhjbcI”]

Kjo nuk është hera e parë që nanoteknologjia është zbatuar për karikimin e smartfonëve. Ndoshta për momentin një gjë e tillë mund të duket e largët, por kompania po synon që ta bëjë sa më shpejt të prekshme për konsumatorët. Madje, ata kanë si qëllim që ta hedhin në prodhim në fund të vitit 2016.

Teknologjia e përdorur në këtë bateri dhe karikues, përveçse vjen në ndihmë të gjithë përdoruesve të pajisjeve elektronike, tregon karakteristikat e ndryshme fizike dhe elektrokimike të shkallës nano, shprehet kompania. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple Music lançohet në ueb

Tags >

Karikus
Lajmet e fundit>