Harduer

Seagate 2TB Barracuda me 64 MB cache

Publikuar , 21 Shtator 2009
0
Seagate 2TB Barracuda me 64 MB cache

Për dallim prej modeleve tjera 2TB që punojnë me shpejtësi 5400 ose 5900 RPM (rrotullime për minutë), njësia e re Barracuda XT është ndërtuar në një platformë me 4 disqe dhe shpejtësi të plotë prej 7200 RPM”, tha zëdhënësi i Seagate David Burks. “Më tej ky model përmban edhe turbinën e madhe me 64 MB cache dhe ndërfaqen e re të industrisë, atë me performancë të lartë SATA 6GB/s, gjë që e bënë njësinë e re Barracuda XT të destinuar për të vendosur një standard të ri për shpejtësi të mëdha në performancë të desktop-it”.

Burks gjithashtu shpjegoi se Seagate ka rritur cache memorien e XT-s prej 32MB në 64MB, për të shfrytëzuar maksimalisht ndërfaqen e dizajnuar rishtas, SATA 6G.

“64 MB cache të XT-s sjellin performancë të jashtëzakonshme dhe reduktojnë pengesat në shpërndarjen e të dhënave” tha Burks. “Kështu që, lojërat efikase në cache dhe aplikacionet e ngjashme, siç janë veglat jolineare për video editim, do të përjetojnë ngritje të performancës në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Burks gjithashtu bëri të ditur se Seagate ka punuar për së afërmi me një numër të kompanive, duke përfshirë Intel, Microsoft, Asus dhe Marvell, për të siguruar suksesin e SATA 6G. 

Barracuda XT, që është tërësisht i përshtatshëm me SATA 1.5 Gb/s dhe SATA 3 Gb/s, gjindet në treg për një çmim prej 210 euro.

LEXO EDHE:  Kompjuteri dhe ekrani monstër i Apple del në shitje në Dhjetor

Lajmet e fundit>