Biznes

Sega dhe Microsoft bashkëpunim për krijimin e superlojërave

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Nëntor 2021
Së fundi kompania tha se projekti ishte integral dhe afatgjatë duke i paraprirë krijimit të lojërave me shtrirje globale. Sega dhe Microsoft bashkëpunim për krijimin e superlojërave

Sega hyri në një partneritet me Microsoft për të përdorur platformën cloud Azure për të prodhuar lojëra në shkallë të gjerë dhe globale si pjesë e projektit prezantuar së fundi Super Game.

Publikuesi i njohur i video lojërave zbuloi iniciativën në muajin Maj gjatë një takimi me investitorët. Atë kohë kompania tha se platforma do të bëhej e disponueshme në 2026.

Së fundi kompania tha se projekti ishte integral dhe afatgjatë duke i paraprirë krijimit të lojërave me shtrirje globale.

Shumë kompani mbështeten tek infrastruktura cloud e Microsoft për të ofruar shërbimet e tyre pa pasur nevojë ta ndërtojnë nga e para dhe një prej tyre është Sony.

Partneriteti i Microsoft me Sega mesa duket do të marrë të njëjtin drejtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesi cloud i Microsoft sa gjysma e Amazon