Lajmet

Sega lançoi pesë lojëra klasike për Android dhe iOS

Publikuar , 22 Qershor 2017
0
Megjithatë ka patur zëra për cilësinë e dobët të debutimeve të para duke thënë se Sega nuk ka konvertuar siç duhet titujt klasikë. Sega lançoi pesë lojëra klasike për Android dhe iOS

Sega publikoi disa versione mobile të lojërave klasike të cila ti përkasin katalogut të saj të pasur. Pesë lojërat e para, përfshirë Sonic the Hedgehog, janë të disponueshme përmes dyqaneve të aplikacioneve të Apple dhe Android.

Prodhuesi i njohur i lojërave tha se çdo dy javë do të debutojë një lojë e re pjesë e shërbimit Sega Forever.

Megjithatë ka patur zëra për cilësinë e dobët të debutimeve të para duke thënë se Sega nuk ka konvertuar siç duhet titujt klasikë.

Sega tha se lojëra do të përmbajnë reklama të cilat përdoruesit nuk do ta kenë të vështirë ti shmangin. Heqja e tyre plotësisht kushton 1.99 dollar. /GameWorld Albanian

Pesë lojërat e para janë:

  • Sonic the Hedgehog
  • Comix Zone
  • Phantasy Star II
  • Kid Chameleon
  • Altered Beast
LEXO EDHE:  Pas telefonëve edhe mbërrijnë laptopët e parë me 5G

Tags >

Sega
Lajmet e fundit>