Analiza

Sekretari amerikan i edukimit: Teknologjia kurrë nuk do të zëvendësojë mësuesit e shkëlqyer

Publikuar , 25 Gusht 2013
0
Sekretari amerikan i edukimit: Teknologjia kurrë nuk do të zëvendësojë mësuesit e shkëlqyer

Çdokush mund të dëshirojë që të flas me Sal Khan. Themeluesi i nismës së famshme (khanacademy.org) Khan Academy, që është një person me të cilin merren shumë njerëz, duke përfshirë këtu zyrtarin numër një për edukim në administratën e presidentit të SHBA-së. Sekretari i Edukimit, Arne Duncan, gjatë të premtes foli në lidhje me pyetjet e Khanit për të ardhmen e edukimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një Hangout në Google.

Khan ishte frymëzuar për pyetjet e tij nga komentet e bëra në Facebook dhe Twitter. Khan, që është një ish- analist, është lavdëruar shumë për faqen e tij me videot edukative të cilën e kishte nisur në vitin 2006. Futja e teknologjisë në klasë ishte njëra nga pyetjet e Khan për Duncan. “Teknologjia mund të ndihmojë në fuqizim të mësimdhënies,” i tha Duncan Khanit.

“Teknologjia kurrë nuk do të zëvendësojë mësuesit e shkëlqyer.” Koha e mbajtjes së kësaj bisede koincidoi me udhëtimit dyditor me autobus të Obamas, gjatë të cilit ai kishte prekur axhendën vet të edukimit për “Ujdi më të Mirë për Studentët”. Plani i presidentit amerikan përfshin mbajtjen e çmimit të ulët të edukimit më të lartë duke krijuar një sistem vlerësim për kolegje dhe universitete që matin vlera, duke peshuar shpenzimin në shkollë deri në diplomim dhe numrin e personave të diplomuar.

“Shpenzimet në kolegj janë thjesht shkatërruese njerëz,” tha Duncan. “Në një kohë kur shkuarja në kolegj nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, fatkeqësisht, është bërë më e shtrenjtë.” Sipas sistemit të propozuar, institucionet që vlerësohen lart do të favorizohen kur të bëhet dhënia e ndihmave federale.

Duncan e quajti atë si një sistem që ka më tepër kuptim, duke cituar një nevojë për mbrojtje të investimit vjetor prej 150 miliardë dollarë të shtetit në edukim më të lartë. Për më tepër, Duncan ceku nevojën që studentët të përgatiten për të garuar në tregun global që vazhdimisht është në rritje. “Një diplomë e shkollës së mesme më nuk është e mjaftueshme,” tha Duncan. “Ne duam ta dominojmë botën sa i përket të diplomuarve nga kolegji.” Khan pristr pyetje, në një bisedë prej 40 minutash, përveç edukimit pas shkollës së mesme, kjo dyshe foli edhe në lidhje me edukimin që nga fëmijëria deri tek shkolla e mesme.

LEXO EDHE:  Apple publikoi versionet e para të iOS 13, macOS Catalina dhe iPad OS

“Investimit që ne bëjmë pasqyrojnë vlerat tona,” tha Duncan. “Unë do të thosha në kohërat e vështira ekonomike, edukimi nuk është diçka në të cilën duhet të ulni shpenzimit, ju në fakt dyfishoni investimet tuaja.” Kur bëhet fjalë për shkallën e mesme, që të dy u pajtuan që modeli i tanishëm është i vjetruar.

Siç tregoi Khan, “Fëmijët reklamohen sepse ata ishin në një karrige për katër vite.” Duncan e quajti atë një “model të shekullit 19-të” dhe “neandertal”. Në vend të kësaj, ata sugjeruan një model i bazuar në kompetencë për reklamim përgjatë notave në vend se të merret parasysh koha.

Sa i përket përmbajtjes dhe standardeve, Duncan tha që duhet të bëhet shtimi i lëndëve si shkenca kompjuterike, gjuhë të huaja dhe njohurive themelore për financa në plan-programin bazë. Ai me ngulm mbrojti standardet e Qendrës së Përbashkët si një rrugë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbesin konkurrentë globalë dhe të sigurojnë që kërkesat të mos heshtin “për t’i bërë politikanët që të ndjehen mirë.”

“Vërtet, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, një fëmijë në Massachusetts, një fëmijë në Maryland ose një fëmijë në Mississippi, do të jenë duke mbajtur të njëjtat standarde të larta,” tha Duncan.

Klikoni këtu për ta dëgjuar të gjithë bisedën. (PCWorld Albanian)

ArneDuncan

Lajmet e fundit>