Lajmet

Sekretari Amerikan i Shtetit: Rusia pas sulmeve të fundit kibernetike

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Dhjetor 2020
Presidenti Trump nuk ka folur ende për këtë çështje. Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë sulme dhe thotë se nuk ka prova që e implikojnë atë. Sekretari Amerikan i Shtetit: Rusia pas sulmeve të fundit kibernetike

Administrata Trump ka filluar të drejtojë gishtin për sulmet kibernetike ndaj agjencive Amerikane ditët e fundit. Sipas Washington Post, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo mësohet të ketë thënë se Rusia është pas sulmeve të hakerëve.

Ai tha se hakerët kishin bërë përpjekje për të injektuar kod të dëmshëm në sistemet private dhe qeveritare duke përdorur softuerë nga palë të treta. Me shumë gjasa Pompeo i referohet si palë të treta kompanisë SolarWinds dhe mjeteve të saj.

Presidenti Trump nuk ka folur ende për këtë çështje. Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë sulme dhe thotë se nuk ka prova që e implikojnë atë.

Akuzat publike të Sekretarit të Shtetit janë një lajm i madh sepse mund të nxisë kompanitë të rrisin sigurinë dhe agjencitë të hetojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Institucionet në Maqedoninë e Veriut pre e sulmeve kibernetike