Lajmet

Seksioni “Explore” në Instagram tani ju shfaq fotografi nga njerëzit që i njihni

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Seksioni “Explore” në Instagram tani ju shfaq fotografi nga njerëzit që i njihni

explore.0_standard_640.0Instagram është duke provuar që ta bëjë seksionin “Explore” me një ndjenjë më personale, në vend se të mbushë përdoruesit me fotografi nga personat e famshëm për të cilët interesohen pak apo aspak. Sipas TechCrunch, kjo sëhtë ideja.

Përdoruesit me siguri kanë filluar të shohin më tepër fotografi që janë pëlqyer nga njerëzit që i ndiqni në Instagram në vend se të pëlqeni fotografime të ushqimeve dhe “selfie”-ve të të panjohurve që kishin kryesuar seksionin “Explore” më parë. Dhe megjithëse Instagram kishte provuar që të bëjë diçka të jetë sipas preferencave dhe shijeve të përdoruesve, “Explore” ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

Ende nuk tregohet se përse një fotografi arrin atje. Instagram nuk ju tregon se cilët shokë e kanë pëlqyer fotografinë e caktuar, kështu që duhet të shkoni përgjatë një liste të gjatë nëse jeni kureshtarë.

Nga jashtë, ky lloj shqetësimi nuk duket edhe aq i vështirë të shërohet dhe implementimi i tanishëm pothuajse e bën një të panevojshme një listë të tillë. Nuk tregohet menjëherë se përse Instagram është duke ju ofruar shumë fotografi që i shihni, por të paktën, Facebook është duke provuar që në vazhdimësi t’i përmirësojë gjërat.

“Ne jemi gjithmonë duke shikuar që të përditësojmë llojet e postimeve që i shihni në Explore për t’u qasur më mirë tek ju,” tregoi një zëdhënës për TechCrunch. “Ne do të ju tregojmë një llojllojshmëri të fotografive dhe videove që njerëzit që i ndiqni i kanë pëlqyer, e po ashtu edhe përmbajtje që janë trendi në komunitetin Instagram.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mesazhet në Instagram dalin përtej aplikacionit mobil për në ueb

Lajmet e fundit>