Lajmet

Seksioni i privatësisë së Google Play bëhet i detyrueshëm në 2022

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2021
Seksioni i privatësisë së Google Play do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë zhvilluesit nga muaji Prill 2022 ndërsa që prej Tetorit të këtij viti ata mund të fillojnë të ofrojnë informacione për vlerësim nga kompania. Seksioni i privatësisë së Google Play bëhet i detyrueshëm në 2022

Në iOS 14, Apple shtoi një seksion të ri privatësie në dyqanin e aplikacioneve App Store ku zhvilluesit duhet të listojnë informacionet e përdoruesve që ata grumbullojnë dhe sesi i përdorin.

Google ka vendosur të adoptojnë këtë funksionalitet në Google Play. Zhvilluesit mund të shpjegojnë se çfarë të dhënash aplikacionet e tyre grumbullojnë, nëse i ndajnë me palë të treta dhe ku ruhen.

Seksioni i privatësisë së Google Play do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë zhvilluesit nga muaji Prill 2022 ndërsa që prej Tetorit të këtij viti ata mund të fillojnë të ofrojnë informacione për vlerësim nga kompania.

Google tha se po në Prill të gjitha aplikacionet duhet të ofrojnë një politikë privatësisë edhe nëse nuk grumbullojnë asnjë informacion. Aplikacionet të cilat nuk kanë një seksion privatësie të aprovuar, pas muajit Prill aplikacionet e reja do tu refuzohen dhe ato ekzistuese tu hiqen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin vendos rekord të ri