Biznes

Sektorët e tregtisë dhe teknologjisë së informacionit të vetmit me rritje

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Qershor 2021
Të dhënat INSTAT tregojnë se kategoritë kryesore të sektorit të shërbimeve shënuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë Sektorët e tregtisë dhe teknologjisë së informacionit të vetmit me rritje

Ndryshe nga sektori i prodhimit, shërbimet vuajtën pasojat e rënda të pandemisë Covid-19 në tremujorin e parë të vitit, i cila ishte agresive në muajt janar shkurt.

Të dhënat INSTAT tregojnë se kategoritë kryesore të sektorit të shërbimeve shënuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, përveç sektorit të tregtisë dhe riparimit të automjeteve dhe bizneset e TIK, që shënoi rritje.

Informacion dhe Komunikacion, rritje për shitjet, pagat dhe punësimin

Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së informacionit, në tremujorin e pare 2021, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

/Monitor

LEXO EDHE:  Microsoft marrëveshje 21 miliardë dollarë për implementimin e realitetit të shtuar në ushtrinë Amerikane