Lajmet

“Selfie-ja” e bërë me presidentin Obama i nxjerr probleme ligjore kompanisë Samsung

Publikuar , 08 Prill 2014
0
“Selfie-ja” e bërë me presidentin Obama i nxjerr probleme ligjore kompanisë Samsung

obama-selfie-david-ortiz-twitterNuk është si “selfie-ja” e ri-cicëruar përreth botës, por kjo nuk e ka ndaluar Shtëpinë e Bardhë që t’i përgjigjet pyetjeve rreth fotografimit të bërë nga David Ortiz me presidentin amerikan.

Këshilltari i lartë i Obama-s, Dan Pfeiffer, është paraqitur në emisionin Face the Nation për të folur rreth çështjeve serioze si gjendja e Aktit të Përballueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por nuk i është larguar pyetjeve të Bob Schieffer-it për fotografinë e mësipërme (që fillon rreth minutës 5:47 në videon e mëposhtme).

Pfeiffer tha që presidenti nuk dinte gjë rreth lidhjes së Samsung-ut me “Big Papi-n” dhe që kushdo që e përdor presidentin për ta promovuar një produkt, ai është një kërcënim për këshillin e Shtëpisë së Bardhë.

Në lidhje me temën për veprimin ligjor, Pfeiffer tha që derisa Shtëpia e Bardhë ka folur me Samsung-un, ai dëshiroi që këtë çështje ta linte që të kryhej mes avokatëve. “Ndoshta ky do të jetë fundi i të gjitha selfie-ve,” tha ai. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”r8q6j70nY88″]

LEXO EDHE:  Ora inteligjente e ardhshme e Samsung do të ketë një skaner EKG

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>