Lajmet

Senatori Amerikan thirrje FBI-së për të hetuar aplikacionin e plakjes FaceApp

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Korrik 2019
0
Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë Ruse e cila ka zhvilluar aplikacionin që u bë rival. FaceApp ka mohuar akuzat. Senatori Amerikan thirrje FBI-së për të hetuar aplikacionin e plakjes FaceApp

Senatori Amerikan Chuck Schumer kërkoi të hapej një hetim ndaj aplikacionit FaceApp i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër dhe që u bë viral në ditët e fundit.

Në një letër postuar në rrjetin social Twitter, z. Schumer e konsideroi shumë shqetësues faktin se të dhënat personale të qytetarëve Amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike.

Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë Ruse e cila ka zhvilluar aplikacionin që u bë viral. FaceApp ka mohuar akuzat.

Wireless, një kompani me seli në Shën Petersburg, thotë se nuk i ruan përgjithnjë imazhet dhe nuk grumbullon të dhëna përdoruesish duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.

Edhe pse ekipi i zhvillimit të aplikacioni është në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në këtë vend,” tha kompania për TechCrunch. Ajo vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.

Senatori ka kërkuar FBI-së dhe Komisionit Federal Tregtar të hetojnë FaceApp. Thirrjet e tij vinë pak pasi Komitetit Demokratik Kombëtar paralajmëroi kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës të mos përdorin aplikacionin.

Aplikacioni ka afro 80 milionë përdorues aktivë. Në 2017-ën FaceApp u kritikua për filtrat e etnisë përdorur tek aplikacioni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kujdes nga këto 29 aplikacione fotosh që kanë vjedhur të dhënat tuaja

Tags >

FaceApp
Lajmet e fundit>