Lajmet

Serbia sulm kibernetik ndaj trupave diplomatike në Kosovë

Dec 8 2018
0 Shpërndarje
Faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës gjithashtu kanë rënë pre. Sipas të dhënave të para thuhet se sulmi vjen nga Serbia, Bonja dhe Maqedonia ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Serbia sulm kibernetik ndaj trupave diplomatike në Kosovë

Një sulm kibernetik në orët e mbrëmjes rrëzoi e-mail-et zyrtare të përfaqësuesve diplomatik të Kosovës raporti Gazeta Express.

Faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës gjithashtu kanë rënë pre. Sipas të dhënave të para thuhet se sulmi vjen nga Serbia, Bonja dhe Maqedonia ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Sakaq në një njoftim për shtyp Agjencia e Shoqërisë së Informacionit mohoi një kompromentim të sistemit elektronik të institucioneve të Republikës së Kosovës duke thënë se informacionet janë të pasakta dhe paautorizuara.

Agjencia konfirmoi se sulmi vinte nga IP të regjistrua në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.

Njoftimi i plotë i Agjencisë së Shoqërisë dhe Informacionit:

Dje me 6.12.2018 rreth orës 10:00 jemi ballafaquar sulm kibernetik masiv i cili ka vazhduar deri në orën 18:00 pasdite, gjithashtu sulme te nivelin me te ulët janë shfaqur edhe sot gjatë ditës

Sulmi ka qenë shumë i organizuar ndërsa burimi i sulmit vjen nga domenet dhe IP-të, që janë të regjistruara në Serbi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sulmi ka targetuar komunikimet postës elektronike zyrtare, të zyrtareve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtareve diplomatik.

Qëllimi i këtij sulmi duket të ketë përpjekje për të pamundësuar komunikimin zyrtar të Institucioneve të Kosovës përmes postës elektronike zyrtare.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI, falë angazhimit të ekspertëve ne kuadër te kësaj Agjencie, ka arritë të lokalizoj dhe të bllokoj këtë sulm pa shkaktuar dëme dhe pa ndryshuar apo modifikuar ndonjë e dhënë.

Me këtë rast janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme më qëllim të mbajtjes në funksion dhe mos afektimit të shërbimeve të postës elektronike zyrtare.
Me këtë rast konfirmojmë se asnjë adresë elektronike zyrtare nuk është penguar së funksionuari e as nuk është hakuar siç thuhet në disa media.

LEXO EDHE:  Japonezët kanë humbur 540 milion dollarë monedha kriptografike që nga fillimi i vitit

Ju tërheq vëmendjen qe deri tani Posta Elektronike Zyrtare dhe portalet e IRK-ve te cilat janë te hostuara (vendosura) ne Qendrën e të Dhënave Shtetërore nuk janë të “Hakuara”, dhe nuk behet fjale për “hakim”, siç është interpretuar në media.

Sulmi ka qenë i tipit DDOS, (Sulm i dedikuar per defunksionalizim të shërbimeve)

Agjencia e Shoqërisë se Informacionit-ASHI në kuadër të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që posedon, është e angazhuar dhe ja ka dalë më sukses në parandalimin e pasojave të mundshme nga ky sulm, sikur edhe ne raste tjera.

Jemi në koordinim më departamentin per Krime Kibernetike në Policinë e Kosovës dhe gjitha organet e sigurisë se vendit për të përcjellur te gjitha zhvillimet dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemeve elektronike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>